Show/hide-menu

Shkolla e Mesme

Avantazhet e Kings

Ne ofrojmë një mjedis që mbështet nxënësit në zhvillimin e tyre për t'u bërë adult të  përgjegjshëm dhe të pavarur, bazuar në respektin reciprok midis stafit dhe nxënësve.

Si një shkollë në partneritet ndërkombëtar me Kings Education, ne u ofrojmë nxënësve tanë mundësinë për të përfituar nga praktikat më të mira të Kings, zhvilluar përgjatë më shumë se 60 viteve eksperiencë, nga shkollat dhe kolegjet më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. 

Nxënësit tanë përfitojnë nga mundësia e ndjekjes së një semestri ose një viti të plotë shkollor në një nga shkollat e Kings në Mbretërinë e Bashkuar që ndodhen në Brighton, Bournemouth, London, Oxford ose SHBA, të vendosura në New York, Boston, Los Angeles (Hollywood), Los Angeles(Marymount), Wisconsin dhe New Jersey.

Ne ofrojmë një sërë programesh bazë të GCSE, A-level, dhe Foundation.

Shkolla

Shkolla jonë është e vendosur në një zonë prestigjioze rezidenciale në Lundër, pranë TEG, lehtësisht e aksesueshme nga e gjithë Tirana.

Ndërtesa e shkollës tonë, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, mund të akomodojë deri në 110 nxënës dhe ofron klasa moderne, me hapësira të bollshme, laboratore shkencore të pajisura plotësisht, një mensë për studentët dhe stafin, ambiente të brendshme dhe të jashtme për aktivitete sportive dhe argëtimi, një zonë të dedikuar për nxënësit me një pamje të mrekullueshme mbi Tiranën.

Kurrikula

Në vitin tonë të parë akademik, nxënësit tanë kanë mundësi të përgatiten për provimet A-level në vitin përgatitor A- level dhe viten AS, respektivisht viti 10 dhe 11 (vitet 11 dhe 12 sistemi britanik). Në vitin tonë 12, nxënësit mund të marrin pjesë në programin prestigjioz Foundation, dhe duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, ata mund të zgjedhin A2 për të arritur diplomën e nivelit A. 

Kurrikula jonë përqendrohet në fusha thelbësore për t'u dhënë nxënësve një arsim të gjerë dhe për të maksimizuar mundësitë e tyre për studime të mëtejshme në nivele më të larta. Lëndët e ofruara përfshijnë: Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Ekonomi, Studime Biznesi, Trajtim të të Dhënave dhe Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit, Komunikim dhe Aftësi Studimi. Kjo u mundëson nxënësve tanë të ndjekin cdo degë universitare dhe specializimi. 

Kurrikula kombinohet me programet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Historisë së Kombit Shqiptar dhe Gjeografisë së Rajoneve Shqiptare, duke i dhënë nxënësve tanë një mundësi për të shkëlqyer në Maturën Shtetërore.

Nxënësit tanë gjithashtu kanë mundësinë të ndjekin mësimet jashtëkurrikulare për të mësuar gjuhën gjermane dhe për t'u përgatitur për provimet SAT, duke u mundësuar atyre që të aplikojnë në universitetet  më të mira  gjermane dhe amerikane.

Të studiuarit jashtë Shqipërisë

Partneriteti ynë me Kings Education krijon mundësine që nxënësit tanë të ndjekin një nga 10 kolegjet e Kings Education në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. 

Nxënësit mund të pasurojnë shkollimin e tyre me një semestër jashtë vendit. Ata gjithashtu mund të zgjedhin të përparojnë për të përfunduar arsimin e tyre në shkollat e Kings Education  në Mbretërinë e Bashkuar ose SHBA. Këto janë mundësi unike që u ofrohen nxënësve të Kings Tirana. Kudo që ju zgjidhni të studioni, ju keni të garantuar cilësi të lartë të arsimit dhe mundësinë për t’u pranuar në universitetet më të mira. 

London | Oxford | Brighton | Bournemouth | New York | New Jersey | Boston | Los Angeles (Hollywood) | Los Angeles (Marymount) | University of Wisconsin - Fox Valley

Hapi tjetër: Universiteti

Qëllimi parësor i nxënësve tanë është të pranohen në një universitet model në fushën e tyre të zgjedhur për studime. Nxënësit e Kings së fundmi janë pranuar në institucionet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Studentët e Kings dalin me sukses në të gjitha universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe diplomohen në një gamë të gjerë temash. 

Recent Kings A-level ResultsUniversityDegree course
A*A*AA University of Cambridge Economics
A*A*A*A University of Oxford Engineering
A*A*AAB Queen's University Belfast Medicine
AAAC Durham University Marketing
A*BB Durham University Applied Psychology
AAB Durham University Accounting and Finance
A*A*AA Imperial College London Engineering
A*A*AA Imperial College London Civil Engineering
A*A*AB Imperial College London Mechanical Engineering with Year Abroad
A*A*AAA UCL Mathematics with Economics
A*A*AAA UCL Medical Sciences and Engineering
A*A*AB UCL Civil Engineering
A*A*A* UCL Mathematics with Modern Languages
AABB UCL Physics
A*A*AA University of Warwick Economics
A*A*AA London School of Economics Mathematics
A*AAA London School of Economics Government with Politics
A*BB London School of Economics Economics and Management
A*A*B Lancaster University Business Studies
A*AAB University of Bath Business Administration
ABBC University of Surrey Medical Engineering
ABC University of East Anglia Economics
A*BB University of York Accounting and Finance
A*ABB University of York Economics
ABB University of York Politics with International Relations
ABB University of Bristol Cellular and Molecular Medicine
A*A*AA University of Southampton Aeronautics and Astronautics
A*A*BB University of Sheffield Chemical Engineering
ABB University of Sheffield Education with Psychology
A*A*AC University of Leicester Mathematics with Economics
A*A*AB King's College London Medical Engineering
A*ABB King's College London Politics
A*A*B University of Manchester Mathematics
A*ABB University of Manchester Artificial Intelligence
AAAA University of Manchester Aerospace Engineering with Industrial Experience

Në vitin 2017, 47% e studentëve të Kings Education vazhduan me sukses në 50 universitetet më të mira amerikane dhe 71% në 100 Universitetet me të mira.

Me mbi 4,700 institucione të dhënies së diplomave në SHBA ky me të vërtetë është një sukses i jashtëzakonshëm.

Pranvera 2018 na sheh edhe një herë duke festuar me nxënësit tanë kur marrin oferta nga disa nga universitetet më elitare në SHBA. Deri tani sukseset e transferimit të Top 50 të këtij viti përfshijnë: 

  • Rice University (renditet i 14 në nivel kombëtar)
  • UC Berkeley (renditet e 21 në nivel kombëtar)
  • UCLA (renditet e 21 në nivel kombëtar)
  • University of Southern California (renditet i 21 në nivel kombëtar)
  • University of Michigan (renditet i 28 në nivel kombëtar)
  • University of North Carolina–Chapel Hill (renditet i 30 në nivel kombëtar)
  • University of California, Santa Barbara (renditet i 37 në nivel kombëtar)
  • Boston University (renditet i 37 në nivel kombëtar)
  • Pepperdine University (renditet i 46 në nivel kombëtar) 

Ju do të keni këshilluesin tuaj personal të universitetit i cili do të punojë drejtpërdrejt me ju për të ndihmuar në kërkimin, përzgjedhjen dhe aplikimin tuaj në institucionet më të rëndësishme për të zgjedhur rrugën tuaj drejt karrierës.

Pranimi nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kërkon më shumë se vetëm nota të mira. Për degët më të përzgjedhura do t'ju duhet të tregoni dije të thelluara, interesim dhe përvojë të gjerë.

Nxënësit  e suksesshëm janë ata që shfrytëzojnë më së shumti mundësitë e tyre - brenda dhe jashtë klasës. Kjo është arsyeja pse kur ju jeni në Kings Tirana do të përfshiheni tërësisht në një mjedis emocionues dhe interaktiv të të mësuarit.

Si të regjistroheni për pranim

Na kontaktoni për të fill.

Lidhu me ne

Lidhu me ne

Numri i telefonit: +355 69 7093088

Kings Tirana
Rruga “Kodra Dërhemit”
Lundër 1, Tiranë
1045

Share