Show/hide-menu

Shkolla 9-vjeçare

Avantazhet e Kings

Ne ofrojmë një mjedis që mbështet fëmijët në zhvillimin e tyre që nga arsimi fillor dhe më tej përmes arsimit 9-vjeçar, duke zgjuar imagjinatën e tyre dhe duke i frymëzuar që të fitojnë një dashuri të vërtetë për të mësuarit. 

Si një shkollë në partneritet ndërkombëtar me Kings Education, ne u ofrojmë nxënësve tanë mundësinë për të përfituar nga praktikat më të mira në arsimin ndërkombëtar.

Nxënësit tanë gjithashtu kanë mundësinë që, pas përfundimit me sukses të arsimit 9-vjeçar, të ndjekin më tej një semestër, një vit të plotë, apo të gjithë gjimnazin në një nga shkollat dhe kolegjet tona të shkëlqyera të Kings në Brighton, Bournemouth, London, Oxford në Britani të Madhe dhe New  York, Boston, Los Angeles (Hollywood) (Marymount), Wisconsin (Fox Valley) dhe New Jersey në SHBA. 

Nxënësit tanë gjithashtu mund të vazhdojnë arsimimin e tyre direkt në gjimnazin e Kings në Tiranë. 

Shkolla

Shkolla jonë është e vendosur në një zonë prestigjioze rezidenciale në Lundër, pranë TEG, lehtësisht e aksesueshme nga e gjithë Tirana.

Ndërtesa e shkollës tonë, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, mund të akomodojë nxënësit në grupe të vogla në mënyrë shumë komode. Ne ofrojmë klasa moderne, me hapësira të bollshme, laboratore shkencore të pajisura plotësisht, një mensë për nxënësit dhe stafin,  si edhe ambiente të brendshme dhe të jashtme për aktivitete sportive dhe argëtim. 

Kurrikula

Shkolla jonë ndjek Kurrikulën Kombëtare Britanike të Arsimit Fillor dhe 9-Vjeçar me një fokus të fortë në zhvillimin personal të nxënësve. Fëmijët angazhohen në aktivitete individuale si dhe në grup, për të zhvilluar komunikimin, bashkëpunimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Kurrikula jonë përqendrohet në fusha thelbësore për t'u dhënë nxënësve një arsim të gjerë dhe për të maksimizuar mundësitë e tyre për studime të mëtejshme në nivele më të larta. Lëndët e ofruara përfshijnë: Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Matematikë, Shkencë e Kombinuar, Biologji, Kimi, Fizikë, Ekonomi, Studime Biznesi, Shkenca Kompjuterike, Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit.

Nxënësit tanë gjithashtu studiojnë Gjuhën Shqipe, Historinë e Kombit Shqiptar dhe Gjeografinë e Rajoneve Shqiptare, duke i dhënë nxënësve tanë një mundësi për të shkëlqyer në Provimet e Lirimit.

Nxënësit tanë gjithashtu kanë mundësinë të ndjekin kurse jashtëmësimore për të mësuar gjuhën gjermane. 

Mundësitë për të vazhduar arsimin e mesëm

Partneriteti ynë me Kings Education krijon mundësinë që nxënësit tanë të ndjekin një nga 10 shkollat dhe kolegjet e Kings Education në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

London | Oxford | Brighton | Bournemouth | New York | New Jersey | Boston | Los Angeles (Hollywood) | Los Angeles (Marymount) | University of Wisconsin - Fox Valley

Vazhdoni arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme Kings Tirana

Nxënësit tanë, që përfundojnë me sukses ciklin 9-vjeçar, mund të vazhdojnë direkt studimet e tyre në Shkollën e Mesme Kings Tirana.

Regjistrimet

Ju mund të regjistroheni për pranim duke plotësuar formularin e aplikimit më poshtë. 

Na kontaktoni tani për t'u regjistruar për pranim në shkollën më unike dhe emocionuese në Tiranë.

Lidhu me ne

Lidhu me ne

Numri i telefonit: +355 69 7093088

Kings Tirana
Rruga “Kodra Dërhemit”
Lundër 1, Tiranë
1045

Share