Show/hide-menu

Aktivitete Jashtë Shkollore

Një student në Kings Tirana tashmë është në rrugën më të mirë për suksesin e tij afatgjatë. Nxënësit lënë Kings Tirana jo vetëm me rezultate të shkëlqyera, por gjithashtu kanë fituar aftësi te tjera plotësuese dhe kanë zhvilluar shumë interesa. Në Kings Tirana, ne kemi një Program Zhvillimi, në të cilin nxënësit tanë inkurajohen të angazhohen. Një student i suksesshëm është një student i plotësuar.

Kohëzgjatja: 1 semestër

Data e fillimit: java e pare e semestrit

Afati i regjistrimit; brenda 2 javëve të para të semestri

Numri maksimal: 10

Numri minimal:2

E Martë

ART 4 KIDS

Viti: 1-4
Mësues: Znj. Jaclyn Mc Cutcheon
Kohëzgjatja: Janar-Qershor
Kosto: Pa pagesë

Qëllimi është që nxënësit të familjarizohen me artin dhe të kuptojnë se vizatimet janë të përbëra nga linja dhe forma themelore edhe nëse duket e ndërlikuar. Nxenesit do të shikojnë një video hap pas hapi të një personazhi ose objekti të caktuar, pastaj do të vizatojne së bashku me videon. Ata do të ngjyrosin dhe pikturojnë edhe një vizatim të lirë.

Leximi i Librit

Viti: 1-4
Mësues: Znj. Esther Dybeli
Kosto: Pa pagesë

Klubi i librit është një mënyrë e mrekullueshme për të angazhuar nxënësit dhe për të kontribuar në zhvillimin e kulturës së leximit në shkollën tonë. Në klubin e librave do të diskutojmë histori dhe do të zgjedhim librat nga një larmi librash prej koleksionit tonë. Fëmijët gjithashtu mund të sjellin librat e tyre për të lexuar dhe diskutuar.

Shkrim Kreativ

Viti: 6-8
Mësues: Znj. Lori Cali
Kosto: Pa pagesë

Nxënësit do të mësojnë rreth shkrimit krijues dhe si ndryshojnë shkrimet në zhanre të ndryshme. Ata do të njihen me gjuhën e përdorur në poezi, fantazi, revista dhe tregime të shkurtra. Qëllimi i shkrimit krijues është të argëtojë nxënësit dhe t'u mësojë atyre se si të shkruajnë dhe më e rëndësishmja se si të përdorin imagjinatën e tyre.

Përgatitje per IGCSE

Viti: 10
Mësues: Znj. Dorina Liipere
Kosto: Pa pagesë

Kjo klasë synon dhe është e strukturuar për t'u përgatitur për provimet e IGCSE. Do të ofrohet përforcimi i koncepteve të vështira, si dhe do te praktikohen me provimet e IGCSE duke iu përshtatur nevojave individuale të nxënësve.

Clubi i Librit

Viti: 5-9
Mësues: Z. Carlos Reif
Kosto: Pa pagesë

Qëllimi i përgjithshëm i klubit është të përjetojnë kënaqësinë dhe rritjen personale që na sjell leximi i literaturave të ndryshme. Grupi do të vendosë së bashku se si do të zhvillohet klubi. Në çdo takim secili nxënës do të ndajë dhe do të diskutojë një pjesë të librit që kanë lexuar dhe është interesant për ta. Do të identifikojmë përdorimin e gjuhës së poezisë dhe renditjes së tregimit.

Kopshtari

Viti: 1-5
Mësues: Znj. Dorcas Sommers
Kosto: 1000 lek

Kopshtaria është një aktivitet shumë i mirë për zhvillimin fizik. Fëmijët mund të praktikojnë aftësitë e menaxhimit të trupit dhe aftësitë e kontrollit të objekteve ndërsa lëvizin nga një vend në tjetrin duke mbajtur mjete si pleh dhe ujë. Në këtë klub ata do të zbulojnë se si rriten bimët në mjediset e brendshme dhe të jashtme. Nxënësit do të rrisin fidane dhe fara dhe do të vëzhgojnë rritjen e tyre.

Qëndisje

Viti: 6-9
Mësues: Znj. Gresilda Osmani
Kosto: Pa pagesë

Në këtë klub ne do të qendisim së bashku. Do të punojmë me një shumëllojshmëri teknikash qendisjeje me dorë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndarë dhe për të mësuar shumë truke të vogla që na ndihmojnë në jetën e përditshme. Nëse jeni fillestar ose nuk keni idenë se si të qëndisni, kjo është një kohë e mrekullueshme për të ardhur dhe për ta mësuar ate.

Homework Club

Viti: 6-9
Mësues: Z. Brandon Clemmons
Kosto: Pa pagesë

Klubi i detyrave të shtëpisë shërben si një mundësi për nxenesit që të perserisin mësimet e tyre. Për nxënësit e 9 vjecares, ofrohet hapësirë e qetë dhe produktive për të studiuar dhe mbështetur nga një mësues.

E Merkure

Kercim

Viti: 1-4
Mësues: Znj. Mandalina Murati
Kosto: Pa pagesë

Nxënësit do të mësojnë lëvizje kercimi duke shikuar një video me disa lëvizje të thjeshta. Do të mësojnë të kontrollojnë lëvizjet e tyre duke u bërë gjithnjë e më elastik. Ata do të praktikojnë këto lëvizje çdo javë derisa kërcimi të bëhet i natyrshëm.

Sport

Viti: 1-5
Mësues: Z. Ornela Cuka
Kosto: Pa pagesë

Klubi sportiv është një mënyrë e mrekullueshme dhe fantastike për t'u angazhuar me edukimin fizik dhe për të përmirësuar aftësitë motorike dhe shëndetin. Bashkimi me klubin tonë të basketbollit dhe të volejbollit është gjithashtu një mënyrë e këndshme për të bërë miq dhe për të praktikuar aftësitë e ndërtimit të nje ekipi.

Klubi i Shkencës

Viti: 6-9
Mësues: Znj. Eva Mucollari
Kosto: Pa pagesë

Qëllimi është të mësojmë hetimin shkencor dhe të kryejme eksperimente duke përdorur materiale të thjeshta, duke u aftësuar me tej dhe zhvilluar aftësitë praktike. Aktivitetet që perfshihen janë eksperimentet, hetimi shkencor dhe të zhvilluarit e fjalorit shkencor.

Përgatitje per A-Level

Viti: 11
Mësues: Znj. Dorina Liipere
Kosto: Pa pagesë

Kjo klasë ka në përmbajtjen e saj nxënës me nevoja të ndryshme në matematikë. Do të punohet për të përforcuar konceptet matematikore dhe për të tejkaluar vështirësitë e hasura. Do të praktikojmë gjithashtu provimet A-Level

MUN

Viti: 11
Mësues: Znj. Dorina Liipere
Kosto: Pa pagesë

Klubi MUN do të përgatisë nxënësit për konferencën MUN e cila do të zhvillohet jashtë vendit. Qëllimi i klubit është t'u mësojë nxënësve se si të debatojnë, si të bëjnë hulumtime, si të shkruajnë një dokument dhe si të paraqesin një përmbledhje.

Hyrje ne koding

Viti: 9-12
Mësues: Z. Johnny Siman
Kosto: Pa pagesë

Ky është një kurs fillestar për parimet e programimit kompjuterik. Deri në fund të kursit, nxënësit do të kenë fituar aftësitë e nevojshme për të ndërtuar aplikacionet e tyre të internetit, në desktop dhe celular duke përdorur Python, Javascript, HTML dhe CSS.

Art

Viti: 1-4
Mësues: Znj. Elizabeth Mostek
Kosto: Pa pagesë

Arti është një mënyrë argëtuese për fëmijët që të mësojnë të bëjnë dekorimet e tyre duke ndjekur udhëzimet. Ata gjithashtu do të aftesohen në punimet me letër, duke bërë kafshë dhe forma te ndryshme. Ne do të praktikojmë vizatimin dhe të qënit krijues me përdorimin e ngjyrave.

Pikturë ne va

Viti: 6-9

Mësues: Znj. Melike Oktar
Kosto: 2500 lekë

Qëllimi i Klubit të Pikturës është të sigurojë një mënyrë për të shprehur talentin artistik, për të eksperimentuar me proçeset artistike dhe për të siguruar një forum për diskutimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të arteve të bukura dhe me fokus pikturën dhe vizatimin. Në përmbushjen e objektivit tonë qëndror ne do të vizitojmë studio arti, muze dhe ngjarje të ndryshme shoqërore dhe akademike.

E Enjte

Argetoemi me kompjuter

Viti: 1-5
Mësues: Z. Jeff Liipere
Kosto: Pa pagesë

Ky eshte nje klub qe i ndihmon nxënësit e ciklit të ulët të mësojnë si të lundrojnë në kompjuter përmes përdorimit të programeve bazë. Me një ekuilibër mes të mësuarit dhe eksplorimit të aktiviteteve edukuese dhe faqeve online, nxënësit do të zhvillojnë njohuritë dhe besimin e tyre në përdorimin e teknologjisë së informacionit. Ata gjithashtu do të mësojnë rëndësinë e sigurisë në internet dhe mbrojtjen ndaj bullizmit kibernetik.

Dramë

Viti: 5-8
Mësues: Z. Cary Palmer
Kosto: Pa pagesë

Qëllimi i Klubit të Dramës eshte të mësojmë rreth aktrimit, prodhimit të nje shfaqeje dhe punës në skenë. Vetë nxënësit do të provojnë të luajnë një pjesë në skenë. Ata do të përfshihen në improvizime dhe shkrimin e një skenari.

Math Club

Viti: 7-8
Mësues: Znj. Melike Oktar
Kosto: Pa pagesë

Klubi i Matematikës përfshin të gjithë nxënësit interesi i të cilëve është matematika. Qëllimi i tij është të inkurajojë bashkëpunimin e nxënësve dhe të ofrojë mundësinë të zhvillojnë më tej aftesitë matematikore. Ky klub përfshin ngjarje akademike dhe sociale gjatë gjithë vitit. Disa aktivitete të tjera jane lojërat matematikore, seminare, festime për Ditën e Pi, Dita e Filmit, Bowling për Pi etj.

Këshilli i Nxënësve

Viti: 6-12
Mësues: Z. Carlos Reif, Znj. Jaclyn MC Cutcheon
Kosto: Pa pagesë

: Nxënësit do të zhvillojnë aftësitë e lidershipit duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me komunitetin e tyre. Ata do të planifikojnë mbledhjen e fondeve për ngjarje në komunitet dhe do të ndihmojnë në theksimin e rëndësisë së komunitetit dhe familjes sonë në Kings Tirana. Këshilli i Nxenesve ndihmon nxënësit që të ndajnë ide, interesa me komunitetin e shkollës. Ne do të ndihmojmë për të ngritur fonde për aktivitetet shkollore duke përfshirë ngjarjet shoqërore, projektet komunitare dhe do të ndihmojmë njerëzit në nevojë.

Qendisje

Viti: 1-4
Mësues: Znj. Mandalina Murati
Kosto: Pa pagesë

Qëllimi i klubit është të aftesojë nxënësit të qendisin modele të ndryshme me teknikën e kryqit, duke përdorur një gjilpërë plastike. Nxënësit do të mesojne se si të përdorin gjilpërën për të praktikuar qëndisjen e një fluture duke përdorur teknikën kryq.

Reciklim

Viti: 6-9
Mësues: Znj. Eva Mucollari
Kosto: Pa pagesë

Qëllimi i këtij klubi është të zhvillojë vetëdijen dhe të jemi të ndjeshëm ndaj mjedisit. Ne do t'u mësojmë nxënësve se si të kujdesen për mjedisin rreth tyre. Aktivitetet e këtij klubi përfshijnë punën me materiale të riciklueshme për të ndërtuar objekte të ndryshme.

Musik i kenge

Viti: 1-5
Mësues: Znj. Dorcas Sommers
Kosto: Pa pagesë

Klubi muzikor do t'i ndihmojë fëmijët të jenë krijues dhe të praktikojnë aftësitë e tyre muzikore. Ata do të kënaqen me lloje të ndryshme të muzikës, tregimeve muzikore, lojrave të ritmit, lëvizjes në muzikë, këndimit dhe solfezh. Ne gjithashtu do të marrim pjesë në koncerte të ndryshme muzikore.

Lidhu me ne

Lidhu me ne

Numri i telefonit: +355 69 7093088

Kings Tirana
Rruga “Kodra Dërhemit”
Lundër 1, Tiranë
1045

Share